Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë një 10-vjeçar në Tetovë, bie nga ballkoni i banesës - policia jep detajet

2024/04/policia-mk-stop.png
Ngjarja e trishtë në Shkup, flet motra e viktimës
Aksident në Koçan, i riu futet me makinë në oborrin e një shtëpie - arrestohet nga policia

Një ngjarje e rëndë sot ka ndodhur në Tetovë, pasi një 10-vjeçar ka rënë nga ballkoni i apartamentit në të cilin jetonte dhe ka ndërruar jetë.

Nga SPB Tetovë thonë se denoncimin për këtë rast e kanë marrë në orën 09:25, ndërsa 10-vjeçari ka pasur probleme shëndetësore.

"Sot (03.03.2026) në orën 09:25, Departamenti i Policisë së Tetovës mori një njoftim se një djalë 10-vjeçar nga Tetova i ndjerë është sjellë në Spitalin Klinik të Tetovës".

"Sipas njoftimit, fëmija, i cili kishte probleme shëndetësore, ka rënë nga ballkoni i apartamentit ku jetonte në Tetovë, dhe prindërit e tij janë njoftuar për incidentin nga një fqinj, pas së cilës e kanë çuar në spital. Një mjek ka konfirmuar vdekjen, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi", thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/