Please enter at least 3 characters.

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Tabanoc, ka dorëzuar dokument të falsifikuar

2020/09/tabanoc.jpg

MPB njofton se ka ndaluar një shtetas të Kosovës në vendkalimin kufitar në Tabanoc, për shkak se dyshohet se ka falsifikuar dokumente personale.

"Dje në ora 16:00 në vendkalimin kufitar Tabanovc, në hyrje të shtetit, zyrtarët policorë kanë ndaluar 42-vjeçarin SH.A. nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrolleve është konstatuar se kishte dorëzuar patentë shoferi Polonisë të falsifikuar.

I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë në SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme", thonë nga MPB./Telegrafi/