Please enter at least 3 characters.

Ndalohet furgoni me targa angleze në Portin e Durrësit, gjenden 8 pistoleta

2023/04/41af4374-31e9-426b-8876-5d9659278249-752x440-1.jpg

Një furgon me targa angleze është ndaluar në portin e Durrësit pasditen e kësaj të hëne.

Nga kontrollet e ushtruara nga policia, në furgon janë zbuluar 8 armë zjarri, tip pistoletë.

Furgoni ka qenë tip Mercedes Benz me targa KS 15 NZN

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka nisur hetimet.

Deri më tani nuk dihet origjina e armëve, ndërsa si destinacion kishin Anglinë.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur ngjarjen e plotë dhe për të vënë para përgjegjësisë autorët.