Ndalohen dy persona në Shkup, kapen duke transportuar emigrantë
11/02/2025
MPB Maqedoni njofton se dje (10.02.2025) rreth orës 12:50 në rrugën “Jadranska Magistrala” në Shkup, nga ana e punonjësve të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare Bllacë, janë ndaluar A.T (60) dhe G.I (54), të dy nga fshati Volkovë, Shkup.
"Paraprakisht zyrtarët policorë kanë vërejtur emigrantë të cilët kanë dalë nga veturat dhe pas marrjes së masave, automjetet janë ndalur, ndërsa drejtuesve të mjeteve u është hequr liria".
"Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse", thonë nga MPB.


