Please enter at least 3 characters.

Nafta mbi 48 dollarë për fuçi

2017/07/Nafta_tjeter.jpg
393:"SIGNAL HILL, CA - MARCH 5: Pumps draw petroleum from oil wells through the night as the cost of crude oil tops $104 per barrel in its surge to new record high prices March 5, 2008 in Signal Hill, California. The cost of crude has California drivers paying more than ever. Statewide gas prices are now 58 cents a gallon higher than the same time last year. (Photo by David McNew/Getty Images)
12:"Getty Images

Çmimet e naftës u regjistruan në luhatje minimale gjatë sesionit të së martës. Kërkesa e fortë është balancuar nga oferta e lartë që raportohet nga OPEC por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne çelje të sesionit të sotëm, Nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 48.32 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 45.92 dollarëve për fuçi.

Ekspertët shprehen se praktikisht çmimet kanë ngecur, pranë një niveli që do të jetë shumë e vështirë të thyhet. Angazhimi i OPEC për të balancuar tregun nëpërmjet shkurtimit të prodhimit ka dështuar të përmbushë pritshmëritë, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të prodhojnë me ritme rekord.

Në rast se, kërkesa në rang global nuk do të ishte fuqizuar, atëherë çmimet sot do të ishin bindshëm më të ulëta. /Telegrafi/