Please enter at least 3 characters.

Murtajë në jug të Shqipërisë? Analizat fillestare konfirmojnë sëmundjen

Dyshime për një vatër infeksioni me Murtajen e Ruminantëve të Vegjël në bashkinë e Ersekës.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë Roland Mecaj, Shërbimi veterinar i juglindjes ka marre mostrat e një tufe bagëtish të dyshuara si të infektuara dhe janë dërguar për analiza laboratorike. Sipas analizave fillestare, tufa është konfirmuar si e infektuar me murtajë por duhet pritur përfundimi i analizave.

Nga ana tjetër, drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë ka bërë me dije se të gjithë blegorët në vend, përfshi dhe ato të juglindjes, të cilët vitin e kaluar kanë humbur fermat e tyre blegtorale për shkak të Ruminantëve të Vegjël do të shpërblehen për dëmet e shkaktuara.

Vitin e kaluar ka patur me qindra krerë të imtash të ngordhura për shkak të këtij infeksioni ndërsa me urdhër të ministrit të bujqësisë se fundmi është ndaluar shtegetimi i blegtorisë nga vendet fqinje përfshi dhe Greqinë./A2 CNN

- YouTubewww.youtube.com