Please enter at least 3 characters.

Mundësit shkojnë në Turqi

2016/01/mund-euml-sit-shkojn-euml-n-euml-turqi_hd.jpg

Në fundjavë mundësit do të paraqiten në një turne ndërkombëtar që mbahet në qytetin Bursa, ka njoftuar të enjten Federata e Mundjes e Kosovës.

Përzgjedhësi i Kosovës, Mustafë Syla, për këtë turne ka përzgjedhur Drilon Sylën, Ramiz Hunelin, Alban Delijajn, Arlind Currin e Sabri Currin, transmeton koha.net

Jashtë listës, sipas njoftimit, ka mbetur mundësi më i mirë, Dardan Syla, që është i lënduar.

FMK-ja ka njoftuar se bëhet fjalë për një turne të fuqishëm ndërkombëtar.