Mrekullia Ajax fiton edhe në Londër ndaj Tottenhamit, hap i madh drejt finales
Ndeshja e parë gjysmëfinale mes Tottenahmit dhe Ajaxit doli të jetë mjaftë interesante, ku në fund triumfuan holandezët 1-0.
Të dy skuadrat kishin raste, por Ajaxi e mbylli pjesën e parë në epërsi.
Ishte minuta e 15-të kur Ajaxi shënoi me Donny van de Beek, i cili mori një pasim të bukur nga Hakim Ziyech.
Goli u rishikua edhe nga VAR dhe u pa që ishte i rregullt.
I njëjti lojtar kishte rast të mirë edhe pas 10 minutash, por Hugo Loris ishte në vend.
Llorente e kishte rastin më të mirë për Tottenham, por pa sukses.
Në fund të pjesës së parë provoi edhe Toby Alderweireld, por nuk arriti të shënojnë.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e mysafirëve.
Në pjesën e dytë Tottenhami e bënte lojën, ndërsa Ajaxi i kishte rastet.
Nicolas Tagliafico gjuajti furishëm, por goditja e tij e fortë shkoi afër portës.
Rastin më të mirë e kishte David Neres, i cili u asistua nga Tadic, por ishte i pafat, pasi gjuajta e tij goditi shtyllën pingule (78’).
Dëri në fund nuk kishte më raste dhe Ajaxi merr një rezultat fantastik nga ndeshja e parë.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Johan Cruyff Arena. /Telegrafi/


