Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi.
Pasdite do të ketë jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 7 deri në 16 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 24 deri në 33 gradë.
Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi. Pasdite, në pjesë të luginës, do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Temperatura minimale do të bjerë në 12, ndërsa maksimale do të arrijë 30 gradë.
Gjatë javës së re, moti do të jetë relativisht i ngrohtë.
Në mëngjes do të jetë me diell me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite do të ketë jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Të enjten priten procese më intensive me shira më të bollshëm të rrëmbyeshëm.


