Please enter at least 3 characters.

Mot i vranët, në rajonin e Dukagjinit edhe reshje shiu

2024/02/sheshi-te-Katedralja-rruga-Xhorxh-Bush-e-gatshme-per-qarkullim-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Për të enjten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës në Rrafshin e Dukagjinit, kryesisht rreth zonës perëndimore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 16 gradë, njofton MeteoKosova.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h. /Telegrafi/