Mot i vranët dhe me shi
27/11/2021
Sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me shi.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje ditën e shtunë..
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s. /Telegrafi/


