Please enter at least 3 characters.

Morena Taraku tregon linjat atraktive të trupit në paraqitjen e radhës me bikini

2022/08/moreeeena.jpg

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, bukuroshja ka publikuar disa imazhe për fansat e saj në Instagram, ku është dukur mjaft atraktive në një paraqitje me bikini.

Taraku kishte veshur një palë bikini të zeza dhe një mbulesë të hirtë, teksa endej në trotuarin e një parku duke vënë në pah linjat trupore.

Morena shquhet për fizikun e saj të tonifikuar, i cili vjen si rezultat i përkushtimit të saj në palestër.

Ajo ka tash e sa vjet që jeton në Stamboll të Turqisë, ku ka zhvilluar një jetë të re prej influencueseje dhe sipërmarrëseje. /Telegrafi/