Please enter at least 3 characters.

Monaco refuzon ofertën e Milanit për Youssouf Fofanan, kërkon më shumë

2024/07/Youssouf-Fofana-scaled.jpg
362:"Monaco's French midfielder #19 Youssouf Fofana (L) fights for the ball with Metz's Haitian midfielder #27 Danley Jean Jacques (R) during the French L1 football match between AS Monaco and FC Metz at the Louis II Stadium (Stade Louis II) in the Principality of Monaco on October 22, 2023. (Photo by Valery HACHE / AFP) (Photo by VALERY HACHE/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Youssouf Fofana është objektivi kryesor i Milanit për repartin e mesfushës, por nuk do të jetë aspak e lehtë të nënshkruhet me të.

Milani ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin francez, por kjo ofertë është refuzuar nga Monaco.

Sipas asaj që ka raportuar Sky Sport Rossonerët kanë ofruar 17 milionë euro , falë vullnetit të lojtarit, që synon të mbërrijë në Itali për të veshur fanellën e 'Djallit'.

Në orët e fundit janë bashkuar edhe klube të tjera angleze, por nuk luajnë në Evropë.

Megjithatë, Monaco kërkon 35 milionë, një kërkesë shumë e lartë për dikë që ka hyrë së fundmi në vitin e fundit të kontratës.

Priten kontakte të tjera dhe me gjasë edhe propozime të reja zyrtare, pasi hendeku aktualisht është gjithsesi i madh.

25-vjeçari i ka bërë të qartë klubit se dëshiron vetëm transferimin në San Siro dhe palët pritet të ulen sërish për të gjetur një marrëveshje. /Telegrafi/