Please enter at least 3 characters.

Momenti tmerrues kur një grua pushtohet nga shpirtrat (Video,+16)

2016/10/gruaja-1.jpg
6:"© CEN

Ky është momenti tmerrues kur një grua e pushtuar nga shpirtrat djallëzorë lirohet në një pastrim shpirtrash në sytë të 300,000 besimtarëve në Romani, që u mbajt në datat 10-14 tetor.

Në video duket ajo duke ulëritur ndërkohë që vihet pranë një relike të krishterë.

Ceremonia u mbajt gjatë festimit vjetor të Shën Parasevka, në katedralen metropolitane në Iasi, Rumani.

Njerëzit panë relikët e shenjtë të cilët kanë veti shëruese, përcjell tvklan.al.

Kur gruaja u mbajt nga dy policë për t’u dërguar në ambulancë, u afrua një grua e moshuar dhe u tha çonin tek relikët e shenjtë. Ajo dëgjohet që thotë: ”Jo, ku po më çoni”.

Në atë moment afrohet dhe një prift dhe dëgjohet duke thënë: ”Mos e lëshoni”.

Gruaja ulëret duke thënë: “Jo, nuk dal jashtë”.

Ajo qetësohet dhe më pas e shpien në një ambulancë dhe gruaja e moshuar insistoi se nuk ishte e nevojshme ndihma e mjekësisë moderne.