Please enter at least 3 characters.

Mish gjoksi pule në salcë kërpudhash

2019/05/190367_img-5334_ls.jpg

Qe se si përgatitet kjo gjellë!

Aq thjesht, por edhe aq e shijshme – do të bëhet gjellë e adhuruar juaja.

Përbërësit:- një palë gjokse pule;- 3 vezë;- kripë;- piper;- miell;- thërrmija buke;- 200 g ajkë të thartë;- pak mustardë;- salcë kërpudhash;- vaj, fletë majdanozi.Përgatitja:

Mishin priteni në bërxolla dhe shtypeni mirë, qitni kripë, piper, lyeni me mustardë dhe rrotulloni në miell, pastaj vezët e tundura të cilave i keni qitur kripë.

Bërxollat kaloni nëpër thërrmija buke dhe fërgoni në vaj derisa të skuqen. Kur të piqeni qitni në letër kuzhine që të thithin tepricën e yndyrës.

Në tigan qitni pak yndyrë dhe qitni hudhrën e grirë, pastaj shtoni ajkën që të shkrihet.

Salcën e kërpudhave qiteni në tepsi, shtoni pak ujë tundni dhe qitni në ajkë dhe përzieni derisa të vlojnë.

Hiqeni nga shporeti. Bërxollat radhisni në pjatë dhe qitni sipër shtesën e kërpudhave dhe ajkën.

Ju bëftë mirë, -  transmeton Telegrafi.