Please enter at least 3 characters.

Miratohet drafti për barazi gjinore

2016/01/f.0531195106227_m.jpg

Ndryshimet në këtë draft të ri kanë të bëjnë jo vetëm me forcimin e mekanizmave ligjorë dhe institucionalë që sigurojnë barazinë gjinore, por edhe me balancimin gjinor në vendimarrje, i cili, sipas zëvëndësministres së Punës, Filloreta Kodra pritet të realizohet duke fuqizuar gjendjen ekonomike të grave.

Pritet që kjo strategji 4- vjeçare të sigurojë mbështetjen e grave biznesmene dhe atyre të dhunuara duke punuar për t’u forcuar pozitat.

Përveç prezantimit dhe miratimit të draftit për barazinë gjinore, në këtë mbledhje të pestë të Këshillit të Barazisë gjinore, u prezantuan edhe të dhënat e fundit mbi rastet e denoncimit të dhunës në familje nga zëvendës ministrja e Brendshme, Iva Zaimi. Kështu, në këta 5 muaj kanë denoncuar 650 gra, shifër kjo 25% më e lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, raportoi AS./Telegrafi/