Mimoza Mustafa feston ditëlindjen e 46-të, Shkumbin Kryeziu i thur vargje dashurie në urimin e tij
Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Mustafa, feston sot ditëlindjen e saj të 46-të.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga fansat, kolegët dhe familjarët e saj.
Për një nga urimet më të veçanta është kujdesur bashkëshorti i saj, Shkumbin Kryeziu, i cili ka publikuar një fotografi të saj në rrjetin social Facebook.
Në mbishkrimin e saj, ai i ka bërë një dedikim romantik gruas së tij, duke i thurur disa vargje të veçanta dashurie.
Shkumbini përndryshe njihet si tekstshkrues i shumë prej këngëve të njohura të Mimozës.
Ky është dedikimi i tij romantik për ditëlindjen e 46-të të Mimozës:“Urimin për ditëlindjen tënde po e filloj kështu e dashur Mimozë :Stuhi yjesh na takuanPabesueshëm si në përrallëPlenet të ngrohtë ne kërkuamFole për dashuri të rrallëSi meteor na rahën ditëtTë na thyejn s'munden dotMe butësi i ngrohëm vitetTë jem dritë jo natë jo lotShi më je ,fresk dhe blerimDritë mëngjesi vesë mbi gurëMë je diellë që sjellë shkëlqimMbi humnerë më bëhesh urë ...Të bekuar jemi ne që të kemi ,grua dhe nënë e dashur e Rozafës dhe Bojkenit”. /Telegrafi/


