Please enter at least 3 characters.

Mimoza Ahmeti finalistja e parë e Ferma VIP 3

Poetja, Mimoza Ahmeti, është shpallur finalistja e parë e edicionit të tretë të Ferma VIP.

Ajo ishte në televotim përballë Romirit, ndërsa publiku vendosi që ta çojë drejt finales së madhe të 15 qershorit, duke i siguruar një vend në garën për çmimin e madh.

E emocionuar pas shpalljes së rezultatit, Moza falënderoi publikun për mbështetjen e dhënë.

“Faleminderit shumë publiku. Tani fillon ferma”, tha Moza mes emocionesh.

Ndërsa, Klevisa Gega është fermerja që është larguar përfundimisht nga gara, vetëm një javë para finales së madhe të 15 qershorit. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com