Milani ia mbyll dyert Barcelonës për Romagnolin
239:"MILAN, ITALY - MAY 19: Alessio Romagnoli of AC Milan greets the fans at the end of the Serie A match between AC Milan and Frosinone Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on May 19, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images
21/06/2019
Milani thuhet se ka lëshuar një paralajmërim për Barcelonën, të cilët po përgatitnin një ofertë prej 40 milionë eurosh për kapitenin e klubit Alessio Romagnoli.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Barcelona ishte gjithashtu e gatshme t'i ofrojë Milanit një lojtar si pjesë e shkëmbimit për Romagnolin.
Interesi i tyre ndaj mbrojtësit italian vjen pasi u njoftua se Matthijs de Ligt kishte preferuar të lëvizte diku tjetër.
Megjithatë, gazeta siguron se Rossonerët mbyllën menjëherë derën e katalunasve, duke përshkruar shanset e një shitje si 'absolutisht të pamundur'.
24-vjeçari është gati për të filluar sezonin e tij të pestë në San Siro dhe është i kontraktuar nga Milani deri në vitin 2022. /Telegrafi/


