Please enter at least 3 characters.

Mickoski: Shëndetësia do t'i kalojë OBRM-PDUKM-së, Drejtësia VLEN-it

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski njoftoi sot ndryshimet e reja në qeveria dhe paralajmëroi zgjerimin e shumicës parlamentare dhe shkrirjen e funksionit të zv. kryeministrit për Qeverisje të Mirë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se në rikonstruimin e qeverisë OBRM-PDUKM do të marrë dy ministri të cilët deri tani ishin pjesë e partnerëve qeveritar,
"OBRM-PDUKM do të marrë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale dhe Demografi. Partneri i koalicioni VLEN do të marrë Kulturën dhe Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike dhe Ministrinë e Drejtësisë. Ministri për Bujqësi do t'i takojë ZMAM-it", tha Mickoski në "Telma".

Mickoski theksoi se funksioni i zv. kryeministrit për Qeverisje të Mirë do të jetë pjesë e Kabinetit të Kryeministrit dhe këtë rol do ta ushtroj sekretari i kryeministrit.

"Do më pysni pse nuk është pjesë e rikonstruimit funksioni i zv. kryeministrit për Qeverisje të Mirë. Mendoj se si koncept është i mirë, mirëpo kam vendosur që ky funksion të përfshihet në kabinetin tim, pra kam sekretar dhe ai do të ishte person ideal për të ushtruar këtë detyrë. Një funksion më pak i zv. kryeministrit në qeveri mund ta them se do të ketë", tha Mickoski

Kryeministri tha se sot do të flas me Këshillin Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së për të hyrë në bisedime me Partinë Demokratike Turke që të bëhet pjesë e qeverisë.

"Po bisedojmë me Partinë Demokratike Turke që të bëhet pjesë e qeverisë e cila ka një deputet, që më herët ka qenë pjesë e Frontit Europian", tha Mickoski./Telegrafi/