Mickoski: Kam marrë propozimet e koalicionit VLEN dhe partisë ZNAM për ministrat e rinj
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se tashmë i ka marrë propozimet e koalicionit VLEN dhe partisë ZNAM për ministrat e rinj në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë. Ai tha se është i kënaqur me emrat e propozuar dhe pret që përbërja e re qeveritare të punojë edhe më me sukses.
“Po, i kam propozimet për ministrat e rinj nga VLEN dhe ZNAM, por do t’ua lë atyre t’i bëjnë publike. Për mua këto propozime janë plotësisht në rregull dhe pres që në përbërjen e re të kemi rezultate edhe më të mira”, u shpreh Mickoski gjatë vizitës në Komunën e Kisella Vodës, ku inspektoi projektet që financohen nga kredia hungareze.
Ai bëri të ditur se VLEN në Qeverinë e rikonstruar do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive dhe Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.
Kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski dej njoftoi se kjo parti do të udhëheq me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ndërsa për ministër është propozuar Borçe Serafimovski.
Propozimi për përbërjen e re të Qeverisë pritet t’i dërgohet Kuvendit deri të premten, ndërsa zgjedhja e kabinetit të ri qeveritar pritet të përfundojë më së voni deri në mesin e muajit korrik.


