Please enter at least 3 characters.

Mickoski: Janë plotësuar kushtet për uljen e akcizës së derivateve

hristijan mickoski
hristijan mickoski
hristijan mickoski

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha se janë plotësuar kushtet që të ulen akcizat për dizelin për 4 denarë, ndërsa për benzinat për 2 denarë për litër.

Për nesër në orën 11:00 tashmë është caktuar mbledhja e Qeverisë për miratimin e masave për mbrojtje nga shtrenjtimi i karburanteve.

”Bursa e naftës u mbyll të enjten për shkak të festave të Pashkëve dhe kalkulimet tona tregojnë se dizeli duhej të shtrenjtohej diku rreth 7 denarë, kurse benzinat 1.5 deri në 2 denarë. Me ndryshimin e akcizave, supozoj se çmimi i dizelit të hënën do të korrigjohet për rreth 3 denarë. Duke pasur parasysh se ngadalë por sigurt po skadon zbritja prej 3 denarësh që jep ‘Okta’ për dizelin, do t’i rinovojmë bisedimet me ta për të parë nëse do ta vazhdojnë zbritjen edhe më tej. Nëse e vazhdojnë, nuk do të ketë rritje për dizelin nga çmimi maksimal që përcakton Komisioni Rregullator për Energjetikë. Për benzinat kjo do të thotë se do të lëshohen për rreth gjysmë denari dhe nëse ‘Okta’ vazhdon zbritjen prej dy denarësh për litër, kjo do të thotë se do të kemi përsëri ulje prej 2.5 denarësh në çmimin e benzinave”, deklaroi Mickoski, duke shtuar se sigurisht kjo do të reflektohet në Buxhet.

Akciza e reduktuar, siç tha ai, do të ndikojë me dhjetëra miliona euro në Buxhet, por shtoi se në Buxhet ka mjete të mjaftueshme për shkak të punës ekonomike.