Please enter at least 3 characters.

Meta: Dorëhiqem vetëm nëse më zëvendëson Rexhep Mejdani

2019/08/Meta-Meidani-1-e1564662984576.jpg
445:"Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ish presidenti Rexhep Meidani dhe deputeti i PD, Kastriot Islami, gjate Konferences Rajonale “Integrimi rajonal i Ballkanit perendimor, nje shtyse per rritje ekonomike dhe stabilitetin”. /r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta, Rexhep Meidani and lawmaker Kastriot Islami, during the regional conference "Regional integration of the Western Balkans, a boost for economic growth and stability."
12:"FRANC ZHURDA

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar sot se në rast se zgjedhjet nuk do të zhvillohen në 13 tetor, atëherë sipas tij Shqipëria nuk ka asnjë shans që t’i hapen negociatat nga Bashkimi Europian.

Madje Presidenti tha se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nga posti i tij.

Meta tha se në rast se Rama do të donte, ai do jepte dorëheqjen nga ky post, por me kushtin që në vendin e tij të zgjidhej si President Rexhep Mejdani.

“Nëse kërkon kryeministri jam i hapur të lë detyrën e Presidentit duke konkurruar në 13 tetor, por vetëm me një kusht që në këtë zyrë të vijë një njeri me integritet, që ka qenë në këtë zyrë dhe ka provuar se mbrojtja e interesit kombëtar është mbi çdo gjë tjetër, për shembull si profesor Mejdani. Është një njeri që ato dy tre çështje do i mbronte edhe më mirë se unë. Kështu që mos bëjmë sikur nuk e shohim thellimin e krizës”, tha Meta. /tch/