Messi vazhdon me rekorde, arrin shifrën e 600 golave të shënuara
Ylli argjentinas, Lionel Messi ka arritur në shifrën e 600 golave si futbollist profesionist.
Messi po vazhdon me formën e lartë në futbollin profesionist, ku çdo ditë po thyen edhe rekorde.
Javën e kaluar argjentinasi theu dy rekorde, u bë asistuesi më i mirë në histori të La Ligës me e 148 asistime dhe u bë lojtari që iu ka shënuar më shumë skuadrave të ndryshme në La Liga, plot 36 skuadra.
Sulmuesi argjentinas nuk u ndal me këto arritje, pasi një javë më vonë u bë edhe lojtari që shënon më së shumti në stadiume, duke shënuar në 36 stadiume të ndryshme.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë edhe sot (e diel) theu një rekord tjetër, duke treguar edhe një herë që është ndoshta lojtari më i mirë në histori të futbollit.
Me golin e shënuar ndaj Atletico Madridit nga goditja e dënimit, Messi arrin në shifrën e 600 golave të shënuara si futbollist profesionist.
Messi, gjatë karrierës së tij ka shënuar 539 gola me fanellën e Barcelonës në të gjitha garat.
Ndërsa, 61 gola tjerë kanë ardhur me fanellën e Argjentinës. /Telegrafi/


