Please enter at least 3 characters.

Messi: Te Barcelona luftojmë për gjithçka, në tre garat

2019/01/Messi-Roberto-Coutinho.jpg
323:"BARCELONA, SPAIN - JANUARY 30: Sergio Roberto (C) of Barcelona celebrates scoring the fourth goal alongside Lionel Messi and Philippe Coutinho during the Copa del Rey Quarter Final second leg match between FC Barcelona and Sevilla FC at Nou Camp on January 30, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona është në gjysmëfinale të Copa del Rey pas një fitore mbresëlënëse 6-1 ndaj Sevillas në Camp Nou.

Klubi katalunas ka arritur të shkrijë epërsinë e ndeshjes së parë, ku Sevilla fitoi 2-0, dhe kanë kaluar tutje në Kupën e Mbretit.

Lionel Messi u kthye në formacionin titullar dhe shkëlqeu duke ndihmuar katalunasit drejt një fitore të paharrueshme.

"Është thënë që ne po e eliminohemi nga kupa ose se ne nuk e duam atë", ka thënë fillimisht Messi pas ndeshjes.

"Mesazhi im është keqkuptuar: ne do të luftojmë në tre gara, siç është edhe obligimi ynë".

Barcelona synon çdo trofe këtë sezon (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

"Në Barcelonë luftojmë për gjithçka, për çdo trofe".

Messi shënoi golin e tij të 50-të në Copa del Rey, por më shumë gëzohet me fitoren dhe golat e bashkëlojtarëve.

Momenti i golit dhe festa e Messit (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

"Para golit kam pasur disa shanse që kam humbur, por shokët e skuadrës shënuan dhe kur erdhi goli im, gjithçka u vendos.

"Ekipi luajti mirë dhe ne jemi në raundin e ardhshëm", përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/