Meksika mposht Korenë e Jugut, një hap larg kalimit të grupit
290:"ROSTOV-ON-DON, RUSSIA - JUNE 23: Javier Hernandez of Mexico celebrates after scoring his team's second goal during the 2018 FIFA World Cup Russia group F match between Korea Republic and Mexico at Rostov Arena on June 23, 2018 in Rostov-on-Don, Russia. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
(Foto: Getty Images)
(Foto: Getty Images)
12:"Getty Images
23/06/2018
Pas fitores ndaj Gjermanisë, Përfaqësuesja e Meksikës ka arritur edhe fitoren e dytë në Kampionatin Botëror 'Rusia 2018'.
Meksikanët fituan ndaj Koresë së Jugut me rezultat 1-2.
Goli i parë në takim erdhi nga Carlos Vela nga pika e bardhë në minutën e 26-të.
Edhe pse në pjesën e dytë koreanët ishin më të mirë, në minutën e 66-të shënoi edhe Javier Hernandez.
Ndërsa golin e vetëm për Korenë e Jugut e shënoi Son Heung-min, i cili në minutat shtesë shënoi një gol të bukur.
Pas kësaj fitore Meksika në Grupin F vazhdon në vendin e parë me gjashtë pikë.
Në vendin e dytë është Suedia me tre pikë, e cila luan këtë të shtunë me Gjermaninë.
Ndërsa Kora e Jugut vazhdon të jetë e fundit në renditje me zero pikë. /Telegrafi/


