Me poza atraktive, Rita Ora paralajmëron publikimin e këngës së re "How to be lonely" në mesnatë
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është në prag të lansimit të këngës së saj më të re “How to be lonely”.
Kompozimin e kësaj kënge, Rita ia ka besuar sensacionit të momentit në Angli, producentit dhe këngëtarit Lewis Capaldi, i cili fitoi dy çmime ‘Brits’ sivjet.
Rita gjatë këtyre ditëve ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale imazhe të ndryshme nga xhirimet e klipit, në të cilin do të shfaqet mjaft provokuese dhe atraktive.
Në cilësinë e psikiatres nëna e Rita Orës, Vera jep këshilla për shmangien e panikut për coronavirus
Së fundmi, Ora ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të tjera, në të cilat shfaqet mjaft tërheqëse me modelin e saj të flokëve të shkurtra dhe të lagura.
Në mbishkrimin e fotografisë, 29-vjeçarja bëri të ditur se këngën “How to be lonely” mund ta blejnë paraprakisht në platformat e muzikës, para se ajo të publikohet të premten e datës 13 mars.
"'How to be lonely', do të lansohet në mesnatë, kush është gati", pyeti artistja me origjinë shqiptare në Instagram.
Ky projekt muzikor i Ritës vjen pas një periudhe të gjatë mungese prurjesh projekte të reja, që pas publikimit të albumit të saj “Phoenix” në fund të vitit 2018, sukseset e të cilit i shijoi përgjatë vitit 2019.
Përveç muzikës, Rita Ora është e angazhuar edhe si aktore në filmin “Twist” ku ka rol kryesor, si anëtare jurie në spektaklin “The Masked Singer”, si sipërmarrëse në markën e pijeve alkoolike “Prospero Tequila”, si dhe si blogere e reklamimit të markave të njohura ndërkombëtare si: “Deichmann Shoes”, “Thomas Sabo” dhe “Escada”. /Telegrafi/


