Please enter at least 3 characters.

Më 5 shkurt hapet Ambasada e Kosovës në Austri

2016/01/f.0131114720332_m.jpg

Albana Beqiri, këshilltare e shefit të diplomacisë kosovare, Skendër Hyseni, ka deklaruar për këtë gazetë se të gjitha përgatitjet janë bërë për inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Vjenë, dhe ka pohuar se pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë edhe përfaqësues të lartë të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq Sabri Kiçmari, i ngarkuar me punë i misionit diplomatik në Vjenë, i ka thënë kësaj gazete se në ceremoninë e inaugurimit të Ambasadës do të ketë dhjetëra pjesëmarrës, por nuk pritet që aty të jenë edhe zyrtarë të lartë të Austrisë. /Telegrafi/