McGregor befason të gjithë me fizikun e tij, dy javë para rikthimit të shumëpritur në UFC
Fotografi të reja të gjendjes fizike të Conor McGregor janë publikuar vetëm dy javë para rikthimit të tij në UFC, pas pesë vitesh larg oktagonit.
Irlandezi nuk ka zhvilluar asnjë luftë që nga korriku i vitit 2021, kur theu këmbën në humbjen me nokaut teknik ndaj Dustin Poirier në UFC 264.
Pas një periudhe pesëvjeçare larg MMA-së, gjatë së cilës u angazhua në boks, biznes dhe politikë, McGregor do të rikthehet në UFC 329, ku do të përballet me Max Holloway në një revansh, plot 13 vjet pas duelit të tyre të parë.
Së fundmi, McGregor publikoi në rrjetet sociale disa fotografi që shfaqin formën e tij fizike, duke treguar edhe intensitetin e stërvitjeve në prag të përballjes së korrikut me Holloway.
Conor McGregor 2 weeks out of his main event against Max Holloway pic.twitter.com/vAYhO3FPmy
— Spinnin Backfist (@SpinninBackfist) June 27, 2026
Ndërkohë, janë publikuar edhe fotografi të tjera, ku irlandezi shihet duke u stërvitur në një plazh, teksa vazhdon përgatitjet për rikthimin e shumëpritur.
Bazuar në pamjet e fundit, është e qartë se McGregor po e merr shumë seriozisht rikthimin në MMA. Me vetëm pak javë të mbetura deri te ndeshja, ai e di se për të synuar sërish titullin kampion, fillimisht duhet të mposhtë Holloway.
Conor McGregor’s current shape, two weeks out from the Max Holloway fight 👀 pic.twitter.com/objFw3bgRA
— Championship Rounds (@ChampRDS) June 27, 2026
Megjithatë, shumë persona e konsiderojnë McGregorin si jo favorit për këtë duel. Holloway është më i ri në moshë dhe ka qenë shumë më aktiv në MMA gjatë viteve të fundit, gjë që i jep atij një avantazh të konsiderueshëm.
Pavarësisht kësaj, nëse "The Notorious" arrin të rikthejë formën që e bëri legjendë të UFC-së dhe e mban luftën në këmbë, ai mund ta shfrytëzojë fuqinë dhe saktësinë e goditjeve për të siguruar një fitore me nokaut./Telegrafi/


