McCartney kërkon nga Pamela të promovojë vegjetarianizmin
29/04/2009
Legjenda e “Beatles”, i cili është një aktivist i palodhur i të drejtave të kafshëve, i është drejtuar ish-yllit të serisë “Baywatch” të shfrytëzojë emrin e saj në këtë drejtim.
“E dashura Pamela. Ne po shkruajmë letra pasi që të dy ndajmë të njëjtën bindje për mirëqenien e planetit tonë dhe shpresoj se ju do ta shihni me interes informacionin e mposhtëm”, thuhet në fillim të letrës së shkruar nga McCartney.
Këngëtari britanik ka shpjeguar në letër edhe arsyet se si ndihmon vegjetarianizmi në ruajtjen e planetit, si dhe ka folur për ndryshimet klimatike.


