Mbyllet pjesa e parë: Bayern Munich po dominon ndaj Paris Saint-Germainit
05/07/2025
Është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë mes PSG-së dhe Bayern Munich, që po luajnë në kuadër të çerekfinales në Kupën e Botës për Klube. Rsti i parë serioz i takoi francezëve të cilët në minutën e tretë iu afruan golit me anë të Desire Doue, por pa sukses.Në minutën e 27-të Michael Olise bëri një gjuajtje tejet të rrezikshme e cila e kërcënoi portën e Gianluigi Donnarummas, por nuk përfundoi në rrjetë.Pasi dribloi me lehtësi Dayot Upamecanon, Khvicha Kvaratskhelia (32’) ishte afër të shënontë, por Manuel Neuer bëri një super pritje për t’ia mohuar golin.


