Please enter at least 3 characters.

Mbeumo vendos rekord historik, Man Utd po e befason Liverpoolin midis “Anfield”

Manchester Unitedi e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë në derbin e rivalëve të urryer ndaj Liverpoolit.

“Djajtë e Kuq” janë në avantazh minimal 0-1, sfidë që ishte tepër e barabartë nga fillimi.

Pas vetëm 63 sekondave lojë, Bryan Mbeumo i dha epërsinë Unitedit me një gol të bukur pas asistimit të Diallos (2’).

Ky ishte goli më i shpejtë në histori të këtij derbi anglez, kësisoj emri i Mbeumos do të mbahet mend gjatë.

Liverpool kishte një rast të mirë për ta barazuar rezultatin, me Mo Salah që dhuroi pasim fantastik te Cody Gakpo, megjithatë ky i fundit goditi shtyllën.

Ndërkohë, edhe Unitedi lehtë mund të shënonte golin e dytë sidoqoftë Bruno Fernandes dështoi keq nga afërsia.

Kësisoj, mbetet të shihet nëse Unitedi do të arrijë ta ruajë rezultatin pas pjesës së parë, apo Liverpooli të bëjë ndonjë përmbysje të madhe./Telegrafi/