Mata: Nuk e di nëse De Gea do të qëndrojë te Manchester United
241:"OVIEDO, SPAIN - SEPTEMBER 05: Juan Mata and David De Gea of Spain reacts prior to the start the Spain v Slovakia EURO 2016 Qualifier at Carlos Tartiere on September 5, 2015 in Oviedo, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
Juan Mata dhe David De Gea te Spanja. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
David De Gea te Manchester United. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images
21/02/2018
Mesfushori i Manchester United, Juan Mata, ka thënë se nuk e ka idenë nëse David de Gea do të qëndrojë edhe vitin e ardhshëm me klubin.
De Gea vazhdon të jetë i lidhur me Real Madridin para se të fillojë afati kalimtar veror.
I pyetur nga El Mundo Deportivo, Mata, ka thënë se nuk e ka idenë për të ardhmen e portierit spanjoll.
"A do të jetë De Gea në Old Trafford edhe sezonin e ardhshëm? Nuk dua t’ju mashtroj. Askush nuk e di”.
"Ai është i lumtur, i qetë dhe mendoj që nuk është duke menduar në asnjë moment për këtë”, ka thënë Mata.
Mata dhe De Gea gjenden në Spanjë ku do ta zhvillojnë ndeshjen me Sevillën.
Dyshja mund të jenë të ftuar edhe nga Kombëtarja spanjolle për në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/


