Please enter at least 3 characters.

MASH dhe DAP me projekt për avancimin e edukimit financiar në shkollat fillore dhe të mesme

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike nënshkruanmemorandum për zbatimin e projekti, i cili ka për qëllim avancimin e edukimit financiar dhetë njohurive tatimore te të rinjtë.

Do të përfshihen të gjitha shkollat fillore dhe të mesme,sepse, siç theksuan nënshkruesit e dokumentit – ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr.Vesna Janevska dhe drejtorja e DAP-it, Elena Petrova – është jashtëzakonisht e rëndësishmetë krijojmë gjenerata që e kuptojnë rëndësinë e taksave, funksionimin e sistemit tatimor, roline DAP-it dhe institucioneve të tjera financiare

.Edukimi do të realizohet në mënyrë interesante dhe interaktive – përmes lojërave,simulimeve dhe punëtorive kreative, ndërsa njohuritë e fituara do të verifikohen përmeskuizit tatimor, përkatësisht garës mes nxënësve.

Aktivitetet në shkolla fillojnë në dhjetor dhe do të realizohen deri në fund të vitit shkollor.Janevska dhe Petrova presin efikasitet të lartë, ndërsa rezultatet e projektit mund të shërbejnësi bazë për avancimin e programeve mësimore në të ardhmen.