Please enter at least 3 characters.

Martohet Blerando

Foto: Instagram

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi, një sipërmarrëse shqiptare e famshme në Turqi.

Këngëtari shqiptar ka publikuar disa fotografi në Instagram, në mesin e tyre edhe një ku shfaqet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Foto: Instagram

Ata tashmë kanë përfunduar ceremonitë, duke treguar se janë zyrtarisht burrë dhe grua.

"Disa dashuri ruhen në heshtje. Sot është momenti ynë", ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

I njëjti për publikun u bë më i njohur me paraqitjen në edicionin e dytë të Big Brother, ku arriti deri në finale.

Këtë kohë ka punuar edhe në disa projekte muzikore, por më i rezervuar sa i përket jetës private. /Telegrafi/