Please enter at least 3 characters.

Marquinhos objektivi i Juventusit për mbrojtjen

2019/03/GettyImages-1129229802.jpg
339:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 12: Marquinhos and PSG team mates are stopped by stewards as they try to celebrate with their fans during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Manchester United and Paris Saint-Germain at Old Trafford on February 12, 2019 in Manchester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi po synon ta rinovojë repartin e mbrojtjes, pasi Giorgio Chiellini, Andrea Barzagli dhe Leonardo Bonucci kanë kaluar moshën 30 vjeçare.

Mbrojtësi holandez, Matthijs de Ligt është bërë shumë i vështirë të arrihet, ndërsa Juventus po shikon tjera alternativa.

Tuttosport ka raportuar se objektivi i ri i Zonjës së Vjetër është mbrojtësi brazilian Marquinhos.

24-vjeçari brazilian nuk është i lumtur në Paris, pasi gjatë këtij edicioni është aktivizuar në pozitën e mesfushorit defensivë dhe kjo gjë nuk po i pëlqen.

Marquinhos. (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kjo ka bërë që Juventus të mendojë për rikthimin e mbrojtësit brazilian në Serie A.

PSG është gati ta lë të lirë të largohet lojtari nëse paguhet një shumë prej 60 milionë euro.

Kujtojmë që Marquinhos më parë ka luajtur për një stinor në Serie A me fanellën e Romës.

Reprezentuesi i Brazilit këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje duke shënuar katër gola dhe duke bërë një asistim. /Telegrafi/