Mariah Carey dhe Anderson .Paak po punojnë bashkë në muzikë – thuhet se mes tyre po lind një romancë
Mariah Carey dhe Anderson .Paak po bashkëpunojnë për muzikë të re dhe thuhet se mes tyre po lind edhe një romancë.
Gjatë një interviste për "Track Star", Anderson zbuloi se është duke punuar në albumin e ri të Mariah Careyt.
Në një klip që po qarkullon në rrjetet sociale, ai shihet i veshur me një bluzë të Mariahs dhe skuqet nga emocionet kur dëgjon këngën e saj të famshme "Always Be My Baby". “E kam dashur që në klasë të pestë”, tha ai me një buzëqeshje, shkruan DailyMail.
Thashethemet për një lidhje mes tyre nisën që në dhjetor, kur u panë të kapur për dore në Aspen, dhe janë parë sërish bashkë në mars.
Një burim për Us Weekly konfirmoi se ata janë në një lidhje që nisi në studio dhe gradualisht u kthye në romancë.
Anderson, i cili ka dy djem nga martesa e tij me Jaylyn Chang (nga e cila kërkoi divorc në janar 2024), thuhet se po kalon shumë kohë me Mariahn dhe e mban vëmendjen te ajo.
Dyshja ndan edhe përvojën e të qenit prindër – Mariah është nënë e binjakëve Moroccan dhe Monroe me ish-bashkëshortin Nick Cannon. /Telegrafi/


