Please enter at least 3 characters.

Man Utd ofron kartonin e Hojlundit në përpjekje për transferimin e yllit të Atalantas

Manchester United raportohet se janë të gatshëm të ofrojnë kartonin e Rasmus Hojlund në një marrëveshje shkëmbimi për yllin e Atalantas. 

Nuk është një sekret se United po synon të transferojë një sulmues të ri në verë për të zëvendësuar Hojlund dhe Joshua Zirkzee, të cilët që të dy kanë zhgënjyer sa herë iu është dhënë rasti.

Ylli i Wolvesit, Matheus Cunha, duket të jetë kandidati kryesor për t’u transferuar në ‘Old Trafford’ gjatë verës, duke ngritur pyetje për të ardhmen e sulmuesve aktualë të klubit.

Sidoqoftë, ne më në fund mund të kemi një përgjigje ndaj këtyre pyetjeve, pasi sipas një raportimi të ri, United po konsideron të ndajë rrugët me Hojlund si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi për Ademola Lookman.

Sipas një raportimi nga The Sun, ‘Djajtë e Kuq’ do të ofrojnë kartonin e danezit për transferimin e nigerianit dhe në rast se ndodhë kjo Hojlund do të rikthehej tek klubi nga u transferua në Angli.

Pas disa aventurave në Ligën Premier me Everton, Fulham dhe Leicester City, Lookman është shndërruar në njërin nga anësorët më të mirë në futbollin evropian.

Në 114 paraqitje për Atalantan, Lookman ka realizuar 50 gola dhe ka bërë 24 asistime dhe ishte lojtari i tyre kyç sezonin e kaluar, pasi udhëhoqi ata drejt triumfit në Ligën e Evropës, duke shënuar het-trik në finale.

Vetëm gjatë këtij sezoni, Lookman ka realizuar 18 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë në 36 paraqitje në të gjitha garat./Telegrafi/