Please enter at least 3 characters.

Man City nis kontaktet e para për transferimin e yllit të Chelseat

Manchester City ka kontaktuar drejtpërdrejt me përfaqësuesit e Pedro Netos, pasi po shqyrton mundësinë e transferimit të anësorit të Chelseat, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

Reprezentuesi i Portugalisë është shfaqur si një nga objektivat e Cityt në rast se Savinho realizon transferimin e tij te Tottenham gjatë kësaj vere.

Edhe Tottenham raportohet se e ka në listën e dëshirave Pedro Neton, si një alternativë të mundshme, ndërsa të dy klubet e Ligës Premier po monitorojnë situatën e tij te Chelsea.

Megjithatë, çdo marrëveshje e mundshme do të varet nga vlerësimi që Chelsea i bën futbollistit 26-vjeçar, pasi negociatat ende nuk kanë arritur në një fazë të avancuar.

Neto iu bashkua Chelseat nga Ëolvesi në verën e vitit 2024 dhe që atëherë është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm në repartin ofensiv të "Bluve".

Sezonin e kaluar, anësori portugez zhvilloi 52 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar 10 asistime./Telegrafi/