Please enter at least 3 characters.

Man City gjen rrugën tek fitoret, mposht në udhëtim Leicester Cityn

2024/12/a-9.jpg

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Leicester Cityt në kuadër të javës së 19-të në elitën e futbollit anglez. Kërcënimi i parë serioz erdhi nga Erling Haaland i cili në minutën e tetë bëri një gjuajtje të fortë, por portieri vendas bëri një pritje brilante për t’ia mohuar golin.Rasti i parë për vendasit erdhi në minutën e 20-të me Jamie Vardyn, të cilit ia mohoi golin Stefan Ortega.Golin e epërsisë City e gjeti në minutën e 21-të përmes Savinhos i cili shënoi për 1-0 në atë që ishte goli i tij i parë për ‘Qytetarët’.

Leicester City pati mundësinë që të barazojë rezultatin në minutën e 39-të, por gjuajtja me kokë e Facundo Buonanotte goditi shtyllën e majtë.Një tjetër rast serioz e pati edhe Vardy në minutën e 68-të por gjuajtja e tij shkoi mbi traversë.Për epilogun përfundimtar të takimit u përkujdes Erling Haaland i cili në minutën e 78-të shënoi me kokë në portën e zbrazët për 2-0 pas asistimit të Savinhos.Kjo ishte fitorja e parë për Cityn pas pesë ndeshjesh pa shijuar triumfin, teksa momentalisht renditen në pozitën e pestë me 31 pikë, 11 më pak se lideri Liverpooli që ka 42 sosh./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore