Man City e ka fituar betejën me Man Utd për Maguiren, anglezi do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në botë
265:"LONDON, ENGLAND - APRIL 20: Harry Maguire of Leicester City acknowledges the fans following the Premier League match between West Ham United and Leicester City at London Stadium on April 20, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Jordan Mansfield/Getty Images)
Harry Maguire te Leicester City . (Photo by Michael Regan/Getty Images)
Maguire . (Photo by Jordan Mansfield/Getty Images)
12:"Getty Images
20/06/2019
Manchester City i Pep Guardiolas e ka mposhtur konkurrencën e Manchester United për mbrojtësin anglez Harry Maguire.
Manchester City është shumë pranë që të nënshkruajë me mbrojtësin e kombëtares angleze, i cili mes ‘Qytetarëve’ dhe ‘Djajvë të Kuq’ i ka zgjedhur kampionët e Anglisë për të vazhduar karrierën.
Plotë 90 milionë euro do të paguhen nga Manchester City te Leicester City për futbollisti 26 vjeçar.
Nëse mbyllet kjo marrëveshje atëherë Maguire shndërrohet në mbrojtësin më të shtrenjtë në botë, duke e parakaluar edhe Virgil Van Dijk, për të cilin Liverpooli shpenzoi rreth 84 milionë euro.
Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare, ku mund të zyrtarizohet edhe transferimi i Maguires. /Telegrafi/


