Please enter at least 3 characters.

Man City bëhet gati ta shesë Agueron në verë

2020/03/Aguero-Man-City-e1583668776270.jpg
292:"LEICESTER, ENGLAND - FEBRUARY 22: Sergio Aguero of Manchester City reacts after missing a penalty during the Premier League match between Leicester City and Manchester City at The King Power Stadium on February 22, 2020 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Kampioni aktual i Ligës Premier, Manchester City thuhet se është përgatitur ta shesë sulmuesin Sergio Aguero këtë verë.

Sipas mediumit britanik The Sun, City do të lejojë Agueron të largohet nëse konfirmohet dënimi i tyre dy-vjeçar në Ligën e Kampionëve nga UEFA.

City është i bindur se e do ta mbajë pjesën më të madhe të skuadrës së tyre, pavarësisht se është dënuar nga garat evropiane për dy vjet.

Klubi është duke e luftuar në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport pasi u shpall fajtor nga UEFA për shkeljen e rregullave të Fari Play Financiarit.

Por, nëse apeli i tyre është i pasuksesshëm, City do të jetë i gatshëm të lejojë Agueron të largohet në kërkim të futbollit të rregullt në Ligën e Kampionëve.

Pas këtij sezoni, Aguero do të hyjë në vitin e fundit të kontratës së tij në Etihad, dhe ai do të trajtohet si një rast i veçantë - megjithëse nuk ka ndonjë sugjerim që 31-vjeçari argjentinas dëshiron të largohet nga City.

Për Agueron thuhet se interesim kanë shprehur dy klubet spanjolle, Real Madridi dhe Atletico Madridi. /Telegrafi/