Please enter at least 3 characters.

Maffeo shkëlqeu ndaj Barçës dhe Realit, Man City ia tregon çmimin gjigantëve spanjollë

2017/11/GettyImages-871215834.jpg
271:"GIRONA, SPAIN - OCTOBER 29: Cristiano Ronaldo of Real Madrid CF fights for the ball with Pablo Maffeo of Girona FC during the La Liga match between Girona and Real Madrid at Estadi de Montilivi on October 29, 2017 in Girona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Pablo Maffeo, i riu i Manchester Cityt, është duke tërhequr interes nga dy klubet më të mëdha të Spanjës, Real Madridi dhe Barcelona.

Maffeo është në huazim në Girona këtë sezon, ku ai ka impresionuar në paraqitjet e tij në La Liga.

Paraqitjet e tij superiore sidomos në takimet me skuadrat e mëdha ka çuar në interesimin nga klubet spanjolle.

Javën e kaluar, Valencia u lidh me Maffeon dhe tani mediumi spanjoll Don Balon raporton se edhe Real Madridi dhe Barcelona janë të dy për nënshkrimin e tij.

Maffeo, i cili ka luajtur në mbrojtje dhe në mesfushë për trajnerin e Gironas, Pablo Machin, shkëlqeu kundër Realit dhe Barçës këtë sezon.

Edhe Ronaldo vuajti nga markimi i Maffeos! (Getty Images)

Hetimet e para nga gjigantët spanjollë janë bërë tashmë, ndërsa edhe City i ka  informuar ndërmjetësit e Reali dhe Barçës për çmimin e spanjollit.

Sipas drejtuesve të Cityt, Maffeo do të lejohet të largohet nga klubi vetëm për shifrën prej 30 milionë euro.

Ndryshe, 20-vjeçari spanjoll ka luajtur për të gjitha grupmoshat e reja të kombëtares spanjolle dhe llogaritet një nga talentet premtues për ekipin e parë në të ardhmen. /Telegrafi/