Madonna mohon spekulimet për martesë
30/09/2009
Mbretëresha e muzikës pop është takuar me hamshorin brazilian në dhjetor të vitit 2008, vetëm disa java para zyrtarizimit të divorcit me regjisorin Guy Ritchie.
Ndërsa revista “Hello!” kishte cituar autorin e biografive, Randy Taraborrelli, të ketë thënë se lidhja e këngëtares me 22-vjeçarin është shumë serioze, dhe ajo planifikon ta kurorëzojë me martesë lidhjen e saj në muajt në vijim.
Mirëpo, një përfaqësues i këngëtares ka mohuar se ajo planifikon të martohet, duke i thënë faqes GossipCop se spekulimet kanë të pavërteta.


