Please enter at least 3 characters.

Macet që kanë sy me ngjyra të ndryshme, janë popullarizuar shumë në rrjete sociale (Foto)

2016/08/Macet-që-kanë-sy-me-ngjyra-të-ndryshme-jane-popullarizuar-shume-ne-rrjete-sociale-foto.jpg
28:"© Iriss&Abyss/Instagram

Në Saint Petersburg të Rusisë, jetojnë dy mace binjake me ngjyrë të bardhë që kanë sy shumë të veçantë.

Iriss dhe Abyss e kanë njërin sy të kaltër dhe një me ngjyrë kafe, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e një gjendje të rrallë, këto kafshë shtëpiake vuajnë nga heterochromia. Si pasojë e nivelit të ulët të melaninës, sytë e tyre kanë ngjyra të ndryshme.

Mirëpo, është pikërisht kjo arsyeja që macet janë popullarizuar shumë në rrjete sociale, e madje në Instagram kanë 47 mijë ndjekës.

Mësohet se këto motra binjake e kanë nënën komplet të bardhë, ndërsa babai i tyre është bardhezi.

Në fotografitë e publikuara, ato shihen pranë buqetave me lule, duke mbajtur toptha të kuq në kokë, si dhe të veshur me rrobe të ndryshme. /Telegrafi/