Luljeta Mehmeti-Quigley diplomon në Akademinë e FBI-së
12/12/2025
Luljeta Mehmeti-Quigley, njëra nga zyrtaret e para të Policisë së Kosovës dhe gruaja e parë që ka mbajtur gradën “rreshtere” në këtë institucion që nga viti 2001, ka përmbyllur me sukses studimet në Akademinë Kombëtare të FBI-së.
Në njoftimin e publikuar nga AALEA US, thuhet se ky moment është një çast krenarie për gratë e Kosovës në fushën e zbatimit të ligjit.
“Krenare për miken tonë, Luljeta Mehmeti-Quigley, për diplomimin e saj nga Akademia Kombëtare e FBI-së — një arritje e jashtëzakonshme dhe një moment i veçantë për gjithë komunitetin tonë. Ky është gjithashtu një çast krenarie për gratë kosovare në fushën e zbatimit të ligjit, të cilat vazhdojnë të thyejnë barriera dhe të frymëzojnë breza të tërë. Bravo Kosovë”. /Telegrafi/


