Please enter at least 3 characters.

“Lule” nga Cute Babulja, premierë në Telegrafi (Video)

2016/01/ldquo-lule-rdquo-nga-cute-babulja-premier-euml-n-euml-telegrafi-video_hd.jpg

Videoklipi, i cili që u promovua të premten në kafe-librarinë Dit' e Nat', sonte është publikuar në Youtube dhe nëpër televizionet nacionale të Kosovës. Ky video klip e vizuelizon këngën 'Lule', që është puna e parë e grupit që prej dhjetë vitesh, dhe është një nga këngët e albumit të ri në të cilin grupi po punon intenzivisht.

Pavarësisht se kënga, si edhe klipi, zgjat 8 minuta e 16 sekonda, ajo nuk do të jetë aspak e “gjatë” për admiruesit e muzikës rok pasi, siç shprehen anëtarët e grupit, "video klipi është mjaft meditativ, me sekuenca të gjata imazhesh si shpezë në fluturim apo pika shiu në dritare".

Regjisorja, kamermania dhe montazherja e videos, Kaltrina Krasniqi, ka qenë prej fillimit e involvuar në video-projektet e Cute Babuljës, qoftë si grup, qoftë edhe nëpër solo-projektet e anëtarëve.

Videoklipi “Lule” vjen dhjetë vite pas albumit të parë të Cute Babulja, një grup që solli freski në rock’n’rollin shqiptar me stilin karakteristik të muzikës. Veç këtij projekti të fundit, grupi paralajmëron edhe klipe të tjera që do të pasohen me lansimin e albumit të ri, që pritet diku nga fillimi i vitit të ardhshëm

Rok-grupi është rikthyer në skenë jo vetëm me këngën dhe videon e re, por edhe me format të ri. Pjesë e grupit tash nuk janë vetëm Enes Bajramliqi dhe Genc Salihu, por ata janë shtuar edhe me tre anëtarë të tjerë, të gjithë mbi një dekadë më të rinj se dy anëtarët “origjinal”. Ata janë Tomor Kuçi, Fatjon Miftaraj dhe Arbër Salihu.