Luis Enrique i pushon yjet, PSG-ja ndalet nga Lorient
Paris Saint-Germain është ndalur në një barazim në shtëpi nga Lorient pasi trajneri Luis Enrique vendosi t’i pushojë yjet kryesorë.
PSG ishte më e mirë megjithatë mos finalizimi i rasteve të shumta, ndikoi që epilogu përfundimtar të jetë 2-2.
Pas një topi të kthyer përfitoi Ibrahim Mbaye që shënoi me kokë për të kaluar herët PSG-në në epërsi.
Sidoqftë, Lorient u këndell shpejtë ku Pablo Pagis u gjend në vendin e duhur pas një harkimi për të barazuar rezultatin (12’).
PSG pastaj mori krejt dominimin dhe e riktheu epërsinë falë Ëarren Zaire-Emery, që shënoi nga distanca (62’) vetëm disa sekonda pas inkuadrimit.
Megjithatë, pas një gabimi në mbrojtje – përfitoi Aiyegun Tosin që e finalizoi për mrekulli për ta barazuar prapë rezultatin (78’).
Lucas Hernandez ishte afër të shënonte për t’ia fituar pikët e plota PSG-së, por traversa e shpëtoi Lorientin.
Kësisoj, PSG ka 70 pikë në Ligue 1 ndërsa Lorient zë pozitën e nëntë me 42 sosh./Telegrafi/


