Please enter at least 3 characters.

Loredana Zefi tregon se si u njoh me futbollistin Karim Adeyemi

2023/10/385536954_266890506318565_8827166951631576522_n.png

Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, prej disa muajsh po shijon një lidhje dashurie me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.

Dyshja e famshme kanë qenë cak i mediave dhe faqeve rozë jo vetëm në trojet shqiptare.

Ylli me prejardhje nga Ferizaj së fundmi ka treguar se si është njohur me futbollistin.

Foto: Screenshot/TikTok

Ajo ka treguar se ndodhej në Dusseldorf ndërsa Karim i kishte dërguar mesazhe në rrjete sociale.

E njëjta theksoi se ishte shumë e uritur dhe se në hotelin ku po qëndronte nuk kishte ushqim për të porositur.

Kjo bëri që t’i shkruante Adeyemit i cili në ato momente ndodhej në Dortmund.

Të njëjtit lanë një takim dhe shkuan së bashku në një lokal për të blerë dynera.

“Sapo u ngopa kuptova se kam afër një djalë që është argëtues dhe me të cilin shkoj mirë”, theksoi mes tjerash Loredana.

Romanca e re e Lorit vjen disa vite pas ndarjes nga reperi Mozzik, me të cilin ka një vajzë. /Telegrafi/