Please enter at least 3 characters.

Lojtari i Arsenalit i hapur të largohet nga klubi pasi fitoi titullin e Ligës Premier

Arsenali mund ta ketë fituar më në fund Ligën Premier, por tashmë kanë nisur të qarkullojnë lajme për një largim të mundshëm nga skuadra kampione.

“Topçinjtë” u kurorëzuan kampionë për herë të parë pas 22 vitesh, pasi Manchester City nuk arriti ta mposhtte Bournemouthin në “Vitality Stadium” të martën në mbrëmje.

Pas tri sezoneve radhazi si nënkampion, Arsenali përfundoi më në fund në krye dhe lojtarët festuan me entuziazëm të madh në qendrën stërvitore të klubit në London Colney.

Megjithatë, një raport i ri nga Sky Germany ka bërë të ditur se Ethan Nwaneri mund të largohet nga Arsenali gjatë verës.

Ai nënshkroi një kontratë të re afatgjatë deri në vitin 2030 në gusht, por pati vështirësi të siguronte minuta të rregullta në “makinerinë” e Mikel Artetës.

Nëaneri nuk arriti të regjistronte asnjë start me Arsenalin në Ligën Premier, ku u aktivizua gjashtë herë, duke e ruajtur megjithatë të drejtën për të marrë medaljen e kampionit.

Në janar, ai u huazua te Marseille, ku ka shënuar dy gola në 11 paraqitje dhe i ka ndihmuar francezët ta mbyllin sezonin në vendin e pestë në Ligue 1.

Edhe pse Nëaneri pritet të kthehet në veri të Londrës, ai mbetet një objektiv kryesor për klubin e Bundesligës, Borussia Dortmund, e cila thuhet se është gati të bëjë një tjetër ofertë.

Dortmundi kishte tentuar ta transferonte më parë, përpara se ai ta zgjaste kontratën, dhe vazhdon të jetë një admirues i madh i tij, duke bërë edhe pyetje për situatën e lojtarit./Telegrafi/